Champions League/ Kampionët në play off, PSG frenohet në shtëpi, Bodo befason Atletico Madrid

Champions League/ Kampionët në play off, PSG frenohet në shtëpi, Bodo befason Atletico Madrid

Nga skuadrat e tjera të mëdha ajo që bie në sy është fakti se kampionët në fuqi të Evropës, PSG nuk ia dolën dot të bëheshin pjesë e 8 skuadrave më të mira e do të jenë kështu pjesë e “Play Off”. Në “Parkun e Princave” në kryeqytetin francez, të besuarit e Luis Henrique u duhet vetëm të fitonin përballë Newcastle për të siguruar kualifikimin direct, objektiv i njëjtë ky edhe për ekipin anglez. Parizienët e nisën shumë mire takimin, teksa pasi humbën fillimisht një penallti me Dembele, gjetën golin e epërisë falë portugezit Vitinha. Miqtë do të barazonin vetëm në fund të pjesës së pare me Willock. Rezultati 1-1 nuk do të ndryshonte deri në fund. Një barazim, që nuk i shërbeu asnjërës prej...