Champions League/ Hidhet shorti për “play off”, Inter “peshkon” Bodo Glimt, Real rigjen Mourinhon, derbi francez Monaco-PSG
Këtë të premte në mesditë u hodh shorti për fazën e play off të Uefa Champions League, teksa 16 skuadrat e kualifikuara në këtë fazë njohën fatin e tyre në rrugëtimin evropian të këtij sezoni. Finalistët e sezonit të shkuar, italianët e Interit do duhet të sfidojnë Bodo Glimt. Ndeshje e lehtë në pamje të parë për skuadrën e drejtuar nga Christian Chivu, por norvegjezët kanë shfaqur rritje cilësore në sfidat e fundit, teksa kanë mundur Cityn dhe Atleticon e Madridit. Real Madrid, fituesja 15 herë e Ligës së Kampionëve do të ndeshet sërish me Benficën. Vetëm pak ditë pas asaj përballje ku Benfica e Mourinhos triumfoi 4-2, shqiponjat e Lisbonës do duhet të sfidojnë sërish “Los Blancos”, këtë here në play off. Derbi francez...
Burimi:
gijotina.com