Champions League/ Gallatasaraji surprizon Liverpulin në takimin e parë, fiton 1-0
Gallatasaraji ka surprizuar Liverpulin në sfidën e parë të 1/8 në Champions League, duke e mposhtur me rezultatin 1-0. Skuadra turke ka shënuar në minutën e 7-të me anë të Lemina që në minutën e 7-të të takimit. Rastet nuk munguan deri në vërshëllimën përfundimtare, me gol të anuluar si për vendësit, ashtu edhe për miqtë, si dhe mundësi të tjera të mira shënimi që nuk shfrytëzuan. Ndaj në fund, qëndroi në fuqi vetëm rezultati 1-0 që i jep këtë avantazh Gallatasarajt para sfidës së kthimit në Angli ndaj një prej skuadrave pretendente për fitoren e Ligës së Kampioneve.
Burimi:
vizionplus.tv