Champions League: Arsenali perfekt mund edhe Interin, Sporting befason PSG
Supersfida e raundit të shtatë të Champions League në “San Siro” konfirmoi Arsenalin si skuadrën për t’u mundur, pasi ekipi londinez mori një sukses 1-3 në transfertën ndaj Interit. Ekipi i Artetës e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 10-të. Një aksion i ndërtuar me kujdes nga krahu i djathtë u finalizua nga Jurrien Timber, me topin që u devijua lehtë nga Gabriel Jesus dhe përfundoi pas shpinës së Yann Sommer. Reagimi i zikaltërve ishte i shpejtë dhe konkret: në minutën e 18-të, Petar Suçiç barazoi shifrat me një goditje të fortë nga jashtë zone, duke rikthyer ekuilibrin. Arsenali nuk u tërhoq dhe në minutën e 31-të riktheu avantazhin. Pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga...
Burimi:
ntv.al