Çfarë po përgatitet… Një tjetër kapitull në sagën e së ardhmes së shqiptarit Kristjan Asllani
Përgatitet një tjetër kapitull në sagën e së ardhmes së Kristjan Asllanit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare mbetet pranë largimit nga Interi gjatë merkatos së verës, ndërsa zhvillimet e fundit tregojnë se pista saudite po fiton gjithnjë e më shumë terren. Asllani nuk është përfshirë nga zikaltrit në turneun përgatitor veror, një sinjal i qartë se nuk bën pjesë në planet e klubit për sezonin e ri. Ditët e fundit është përfolur për një kalim të mundshëm tek Al Itihad, klub që vazhdon të shfaqë interes për shqiptarin. Sipas raportimeve nga Italia, Asllani është përfshirë edhe në bisedimet mes dy klubeve si pjesë e një formule që lidhet me transferimin e Musa Diabi tek Interi. Edhe pse prioriteti i tij mbetet vazhdimi i karrierës në Europë,...
Burimi:
ntv.al