Çfarë po ndodh me Armando Brojën? Sulmuesi i Kombëtares shqiptare lihet jashtë ndeshjes së FA Cup
Armando Broja nuk ishte pjesë e skuadrës as në sfidën e Kupës FA ndaj Mansfield Town. Sulmuesi shqiptar mungoi jo vetëm nga formacioni titullar, por edhe nga stoli i Burnley, me trajnerin Scott Parker që zgjodhi të mos e përfshijë në listë. Vendimi vjen në një moment të ndjeshëm për klubin anglez, që po lufton për objektivat e sezonit, ndërsa situata e Brojës duket gjithnjë e më e paqartë. Edhe më herët, tekniku e kishte lënë jashtë në një ndeshje të Premier League, duke e cilësuar zgjedhjen si “vendim teknik”. Pavarësisht se ka lënë pas problemet fizike dhe është rikuperuar nga dëmtimet, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk po arrin të gjejë hapësira në formacion. Mungesat e njëpasnjëshme kanë shtuar pikëpyetjet mbi rolin e tij në...
Burimi:
ntv.al