Çfarë ndodhi me Cristiano Ronaldon? Futbollisti i famshëm nuk përfshihet në listën e Portugalisë në ndeshjet…
Kombëtarja e Portugalisë do të përballet me Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara në dy ndeshje miqësore pa praninë e Kristiano Ronaldos. Mungesa e kapitenit 41-vjeçar është zhvillimi kryesor në listën e publikuar nga trajneri Roberto Martinez. Sipas informacionit të disponueshëm, Ronaldo nuk është grumbulluar për shkak të një dëmtimi që po e mban jashtë fushave edhe me klubin e tij, Al Nassr. Nuk ka detaje të mëtejshme mbi natyrën apo kohëzgjatjen e dëmtimit. Në listën prej 27 futbollistësh bien në sy prania e Rikardo Hortës dhe Gonzalo Guedes. Ndërkohë, një tjetër mungesë është ajo e Zhoao Palhinja. Arsyet e përjashtimit të tij lidhen me formën jo optimale të Totenhemit dhe një tronditje të pësuar pas një përplasjeje me Kristian Romeron, megjithëse nuk ka konfirmim zyrtar...
Burimi:
sot.com.al