Çfarë ndeshjeje në “San Siro”! Inter dhe Juventus dhurojnë spektakël, fatin e sfidës e vendos supergoli i Zielinski (video)

Çfarë ndeshjeje në “San Siro”! Inter dhe Juventus dhurojnë spektakël, fatin e sfidës e vendos supergoli i Zielinski (video)

Inter mposht Juventusin 3-2 në “San Siro” në supersfidën e javës së 25-të në Serie A dhe vazhdon kryesimin i qetë në Serie A. Kjo ishte fitorja e gjashtë rresht për zikaltrit në kampionat. Sfida u zhbllokua në minutën e 17-të, ku pas një topi të humbur në zonë nga Jonathan David dhe asistit të Marcus Thuram, pasimi i Luis Henrique për Lautaro Martinez devijohet në portën e tij nga Andrea Cambiaso. Në minutën e 26-të, Cambiaso shlyen gabimin dhe barazon shifrat me golin e tij, pas asistit të Weston McKennie. Pas një krosimi në zonë, mbrojtësi italian tregohet më i vëmendshëm sesa Luis Henrique dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 42-të, Thuram godet me kokë, por Di Gregorio bën një pritje të...