Çfarë dështimi për Barçën/ Stadium i rinovuar, por Camp Nou “pushtohet” nga shiu (VIDEO)

Çfarë dështimi për Barçën/ Stadium i rinovuar, por Camp Nou “pushtohet” nga shiu (VIDEO)

Ndeshja e parë në shtëpi e Barcelonës për vitin 2026, kundër Real Oviedos, supozohej të sillte një rikthim në Camp Nou pas më shumë se një muaji larg. Në vend të kësaj, vëmendja u zhvendos shpejt nga fusha te stuhia që po binte mbi stadium. Shiu i rrëmbyeshëm goditi Barcelonën gjatë pjesës së dytë dhe Camp Nou në dukje i rinovuar, tregoi dobësitë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan qartë rrjedhje uji në zona të ndryshme të “Camp Nou”-s, me tribunën e shtypit që rezultoi më e prekura. Natyrisht, qëndrimi i disa tifozëve në tribuna dhe puna e gazetarëve u komplikua. Sipas gazetës spanjolle Tribuna, as presidenti Laporta nuk i shpëtoi shiut, si dhe personazhe të tjerë VIP. Pavarësisht shpenzimeve të shumta, stadiumi i...