Casemiro: Mezi pres të luaj për Inter Miami, ardhja këtu një ëndërr që bëhet realitet

Casemiro: Mezi pres të luaj për Inter Miami, ardhja këtu një ëndërr që bëhet realitet

23 Korrik 2026 10:00 Telesport Mesfushori brazilian Casemiro është një lojtar i ri i skuadrës së Inter Miami, lajm që është konfirmuar nga vetë klubi amerikan. Pasi la Manchester United, ai bashkohet me skuadrën nga Florida si lojtar i lirë. Duke folur për kanalet zyrtare të klubit, ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madrid deklaroi: “Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe mezi pres të filloj dhe të shpërblej besimin që më është dhënë. Mund të them vetëm faleminderit”. Më tej, Casemiro shtoi: “Do të jap gjithçka për të shpërblyer dashurinë dhe besimin që klubi më ka treguar. Mezi pres të takoj shokët e skuadrës dhe të luaj me ta“. Më herët, braziliani pat thënë se mezi pret të luajë me Lionel Messi. Casemiro, 5 herë fitues i...