Carrick nuk e ka të preferuar, Manchester United i “tregon derën” mesfushorit uruguajan

Carrick nuk e ka të preferuar, Manchester United i “tregon derën” mesfushorit uruguajan

25 Qershor 2026 9:30 Telesport Manchester United është gati të shesë mesfushorin uruguajan Manuel Ugarte edhe pse për “djajtë e kuq” kjo do të thotë një humbje financiare prej 42 milionë stërlinash. Lajmin e largimit të tij e konfirmon “The Sun”. Mesfushori, i cili aktualisht është në Kupën e Botës me Uruguain, ka qenë i pakënaqur në “Old Trafford” që nga transferimi i tij nga PSG, në gusht 2024. Ai ka luajtur 69 ndeshje dhe realizuar 2 gola me United. Ugarte luajti vetëm tetë ndeshje si titullar në Premier League sezonin e kaluar, me Kobbie Mainoo dhe Casemiro që u bënë dyshja e preferuar e mesfushës së Michael Carrick në gjysmën e dytë të sezonit. Edhe pse Casemiro është larguar nga “Old Trafford” (në fund...