Carrick: I kënaqur pas dy javëve të para, duhet të përqendrohemi te vetja jonë

Carrick: I kënaqur pas dy javëve të para, duhet të përqendrohemi te vetja jonë

27 Korrik 2026 12:10 Telesport Skuadra e Manchester United ka nisur prej 2 javësh përgatitjet për sezonin e ri, duke luajtur edhe dy miqësoret e para. Së fundi, “djajtë e kuq” mundën 5-0 Rosenborg, ndërkohë që në sfidën e parë patën humbur 0-1 ndaj Wrexham. Trajneri Michael Carrick, duke folur mbi performancën e ekipit të tij, tha: “Kemi zhvilluar dy ndeshje miqësore pas dy javësh punë përgatitore. Mendoj se jemi mirë dhe mund të arrijmë aty për ku jemi drejtuar. Jemi mjaft të lumtur”. “Skuadra nuk do të jetë kurrë perfekte pas dy javësh, por kam parë shumë gjëra të mira. Golat ishin fantastikë. Jemi përqendruar shumë te vetja jonë, tek ajo çfarë duam të përpiqemi të nxjerrim nga loja jonë”, shtoi Carrick. “Na duhet...