Capello paralajmëron Milanin: Kujdes, vendi i katërt nuk është i sigurt
27 Dhjetor 2025 10:45 Alfred Lleshi Në prag të sfidës Milan–Hellas Verona, Fabio Capello ka folur për “Gazzetta dello Sport”. Ai u ndal te momenti i kuqezinjve dhe vështirësitë ndaj ekipeve më të vogla: “Janë gjëra që nuk stërviten. Duhet të gjesh një lider që ta motivojë skuadrën dhe të nxjerrë maksimumin nga shokët”. Për renditjen e ngushtë, që nga njëra anë lejon ëndrrën e titullit, por nga ana tjetër rrezikon zonën Champions, shtoi: “Po, tani Milani duhet të ketë kujdes për vendin në Champions. Do të jetë një garë e bukur. Juventusi i ndeshjeve të fundit është i shpejtë dhe agresiv, me lojë vertikale dhe fantazistë që bëjnë diferencën. Romës i mungon qendërsulmuesi, por me Zirkzee do të zgjidhte shumë; ka bindje dhe forcë....
Burimi:
telesport.al