Cañizares: Ju tregoj pse García ndihet “i tradhtuar” nga mbrojtja e Barcelonës
Santi Cañizares, ish-portier i Real Madridit dhe Valencias, tha se Joan García nuk po kalon mirë te Barça, pasi është thuajse e pamundur ta mbajë portën e pastër, edhe pse performanca e tij është e shkëlqyer. Për Cañizares, problemi nuk është portieri, por skuadra që e rrethon, sidomos mbrojtja: “Nuk ka një prapavijë që e mbron, nuk ka një mbrojtje që i jep besim. E lënë shumë të ekspozuar gjatë gjithë ndeshjeve, kjo e vështirëson jashtëzakonisht punën e tij për ta mbajtur portën e pastër”. Ai shtoi se te Barça mungon koncepti difensiv për ta mbrojtur portierin, kjo mund të ndikojë te mendja dhe performanca e Joan García këtë sezon: “Portieri dëshiron ta mbajë portën e pastër dhe të shohë se si e ndihmon skuadra....
Burimi:
telesport.al