Camavinga rrëfen makthin pas Bayern Munich: U shkëputa plotësisht nga rrjetet sociale…
4 Maj 2026 12:00 Alfred Lleshi Eduardo Camavinga ka rrëfyer periudhën e vështirë pas eliminimit të Real Madridit në çerekfinalet e Champions League ndaj Bayern Munich, ku u vu në qendër të kritikave për kartonin e kuq të marrë pas dy të verdhave, të konsideruar të evitueshëm. Mesfushori francez pranoi se situata e ka prekur edhe mendërisht: “Ka qenë një episod që më ka prekur. Nuk e prisja, – tha ai për “Canal+”. – Është pjesë e karrierës së një futbollisti, por pas asaj ndeshjeje vendosa të shkëputem plotësisht nga rrjetet sociale”. Ai theksoi se kjo zgjedhje ishte e domosdoshme për ta mbrojtur veten: “Pa rrjete sociale je më mirë, ishte gjëja e duhur. Futbolli ndonjëherë është i padrejtë, harrohen dhjetë ndeshje të mira për...
Burimi:
telesport.al