Cafu: Kur je Milani, objektivi është gjithmonë të fitosh titullin. Modric, super blerje

Cafu: Kur je Milani, objektivi është gjithmonë të fitosh titullin. Modric, super blerje

30 Dhjetor 2025 12:18 Alfred Lleshi “Kur je Milani, objektivi është gjithmonë të fitosh kampionatin, të paktën kështu më kanë mësuar mua”. Këto janë fjalët e Marcos Evangelista de Moraes, i njohur si Cafu, në një intervistë për “Tuttosport” mbi sezonin e kuqezinjve. Ai vlerëson edhe Luka Modrić: “Në moshën 40-vjeçare, ai bën ende diferencën. Milani ka bërë një goditje të madhe që e mori në verë”. “Firma” në pankinë është ajo e Massimiliano Allegrit: “Për zgjedhjen e tij nuk kisha dyshime që në verë”. Cafu e sheh garën për titull në Serie A shumë të hapur: “Ka shumë konkurrencë për ‘scudetto’. Përveç Napolit dhe Interit, kujdes edhe Romën e Juventusin”. Duke folur për Romën, ai përmend Wesley, që për disa është “Cafu i ri”:...