Cafu e kishte ngritur alarmin me kohë: “Premier League krijon iluzione, Brazili rrezikon Botërorin”

Cafu e kishte ngritur alarmin me kohë: “Premier League krijon iluzione, Brazili rrezikon Botërorin”

8 Korrik 2026 11:17 Alfred Lleshi Legjenda braziliane Cafu e kishte paralajmëruar në mënyrën e vet dështimin e Brazilit në Botërorin 2026. Ai kishte bërë një paralajmërim të fortë në vitin 2023 për ndikimin e Premier League te futbollistët brazilianë. “Kam frikë se sa më shumë brazilianë të transferohen në Premier League, aq më pak shanse ka Brazili për të fituar Botërorin. Imagjinoni ta shpëlani trurin çdo javë nga mediat që ju thonë se jeni më i miri në botë, ndërkohë që nuk jeni as afër më të mirëve”, – ishte shprehur ai. Ish-kapiteni i Brazilit vlerëson më shumë mentalitetin e La Liga-s: “Preferoj La Liga-n, sepse atje kanë një mentalitet të fortë për të arritur në finale dhe për t’i fituar ato. Në Spanjë...