Bylisi si aksident, Vllaznia fokusohet te klasikja e Shqipërisë

Bylisi si aksident, Vllaznia fokusohet te klasikja e Shqipërisë

Në prag të javës së 26-të të Superiores, Vllaznia vjen me lajme pozitive për sfidën e shumëpritur ndaj Tiranës. Skuadra shkodrane do ta ketë të plotë grupin e futbollistëve për këtë përballje delikate, një zhvillim që rrit ndjeshëm optimizmin në kampin kuqeblu për një reagim të menjëhershëm në kampionat. Pas mungesave të rëndësishme në transfertën ndaj Bylisit, ku Vllaznia u mposht me shifrat 2- 1, rikthehen nga pezullimi emra me peshë si Bekim Balaj, Erdenis Gurishta dhe Lirim Kastrati. Mungesa e tyre në atë sfidë u ndje qartazi në lojën dhe balancat e ekipit, duke treguar rëndësinë që kanë në formacionin titullar. Tashmë, në “klasiken” e futbollit shqiptar, trajneri Edi Martini do të ketë në dispozicion të gjithë organikën. Nuk ka as lojtarë të dëmtuar...