Bylisi nuk dorëzohet lehtë! Del me pikë kundër Egnatias, i jep shans të artë Elbasanit dhe Vllaznisë

Bylisi nuk dorëzohet lehtë! Del me pikë kundër Egnatias, i jep shans të artë Elbasanit dhe Vllaznisë

Bylisi nuk dorëzohet lehtë! Ekipi ballshiot la pas një humbje ndaj Flamurtarit, në një finale direkte mbijetese, ku nuk kishte asnjë mundësi reagimi. Ndërkohë në ditën e sotme Bylisi ka luajtur në shtëpi me Egnatian e vendit të parë. Megjithatë kjo skuadër në shtëpi shndërrohet duke qenë një kockë e fortë për këdo. Sot arritën të barazonin në shifrat 2-2 ndaj Egnatias. Goli i parë u shënua nga miqtë me Yahaya që në përfundimit të pjesës së parë, shënoi golin e parë. Ndërkohë Përgjoni në të 51 dhe Mustapha në të 58, përmbysën rezultatin. Megjithatë Adjessa do të shënonte golin e barazimit për Egnatian në të 73 duke dërguar shifrat në 2-2. Me këtë barazim, Vllaznia dhe Elbasani kanë një shans të mirë për t’u...