Bylisi ndez “motorët” për Kupën, Vllaznia në horizont

Bylisi ndez “motorët” për Kupën, Vllaznia në horizont

Bylisi ka zbritur në fushë për përgatitjet e ndeshjes ndaj Vllaznisë, që do të luhet nesër në Ballsh dhe vlen për takimin e parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Pas disfatës në kampionat ndaj të kuqve, trajneri Mirel Josa dhe stafi kanë kërkuar angazhim maksimal dhe përqendrim total te Kupa, e cila mbetet një nga objektivat kryesorë të skuadrës mallakastriote, me synimin jo vetëm fitoren në këtë duel, por edhe kalimin e turit. Një pjesë e skuadrës zhvilloi dje stërvitje të plotë, ndërsa lojtarë si Beqaj, Pjeshka, Ribeiro, Kampula, Charuetej, Buraneli, Akibu dhe Hodo morën minuta me ekipin B në Kategorinë e Dytë, i cili fitoi 5- 0 ndaj Këlcyrës. Përballë shkodranëve, Bylisi pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë, ku do të...