Bylisi ka një objektiv, maksimumin deri në fund të fazës
Fitorja me Vllazninë ka rikthyer entuziazmin në Ballsh, në një moment kur skuadra duket sikur po shkonte drejt fundit të renditjes, javë pas jave. Afro tri muaj pa një fitore, por duket se presidenti besnik Kapllanaj vendosi që të bëj edhe një mini-revolucion. Lojtarë që kishin dy sezone në Balsh, nga ata me perspektivë, por edhe të rinj, vendosi që t’i shesë, në mënyrë që të mos humbiste e të largoheshin me parametra zero. Por jo vetëm kaq, edhe për të futur një frymë ndryshe në skuadër, si për t’i dhënë një tjetër impuls grupit të lojtarëve, në mënyrë që në pjesën e mbetur të kërkonin edhe më shumë. Ndaj Vllaznisë skuadra nisi që të funksionojë dhe duket se nga porta me Ozols, me Dimov...
Burimi:
gijotina.com