Bylis shton radhët, zyrtarizohet një mbrojtës – Balkanweb.com – News24

Bylis shton radhët, zyrtarizohet një mbrojtës – Balkanweb.com – News24

Bylis shton radhët. Klubi ballshiot ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit 21-vjeçar, Kristian Gjini. “Kristian Gjini, mbrojtësi i qendrës 21-vjeçar është dhe prezantuar nga klubi ditën e hënë pasdreke. Gjini është një lojtar me perspektivë, i cili më parë ka luajtur në Greqi, ku ka dalë nga akademia e klubit të njohur të Athinës, Atromitos, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e klubit Marko në Gama Ethniki. Afrimi i tij shton konkurrencën në mbrojtjen e skuadrës bardhekuqe. I urojmë mirëseardhjen në klubin tonë!”- Shkruan klubi. Gjini do të vihet menjëherë në dispozicion të skuadrës, me Bylis që synon mbijetesën.   © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb