“Buzëqeshje” për sulmuesin kuqezi, Broja kthehet në stërvitje
Pas disa javësh jashtë fushe për shkak dëmtimi, Armando Broja është riktheyr në stërvitje. Në fotografitë e publikuara nga Burnley në rrjetet sociale, shihet sulmuesi kuqezi bashkë me shokët e skuadrës. 24-vjeçari mungoi jo pak por 5 ndeshje. Mes lëndimeve dhe larg formës së duhur, sezoni futbollistik i lojtarit nuk ka qënë aq pozitiv. Në 19 ndeshje të luajtura, ai ka realizuar 1 gol dhe ka dhuruar 1 asist. Broja synon që të rikuperohet në kohë për ndeshjen e 26 marsit, atëherë kur Shqipëria përballet me Poloninë në Play off të Botërorit.
Burimi:
gijotina.com