Buzëqesh Zonja e Vjetër/ Mbrëmje perfekte për Juventus, fiton bindshëm dhe pastër ndaj Napolit
Juventusi ka siguruar një fitore shumë të rëndë në garën për një vend në zonën Champions, pasi ka mundur me shifrat 3-0 një pretendent si Napoli. Skuadra e Spaletit ka bërë gjithçka mirë në takimin e sotëm duke kontrolluar napolitanët dhe duke i dominuar në pjesën e parë, në të cilën shënoi vetëm një herë me anë të Dejvid. Në të dytën, kur Napoli doli në sulm në kërkim të barazimit, Juventusi goditi me zbritjet e shpejta, duke gjetur gola edhe me Jilldiz e Kostiç për të hipotekuar një fitore të rëndë që e sheh tashmë vetëm 1 pikë ndaj napolitanëve. Për skuadrën e Kontes, kjo humbje e lë 9 pikë pas Interit që kryeson renditjen dhe praktikisht shuan çdo ëndërr për të mbrojtur titullin...
Burimi:
ntv.al