Butrinti deklaron: Jemi në Kategori të Parë
“Klubi dëshiron të përshëndesë dhe të falënderojë të gjithë sportdashësit, tifozët, qytetin dhe çdo person që ka qenë pranë ekipit gjatë këtij sezoni të jashtëzakonshëm. Rezultati i fundit që solli humbjen e ekipit të Bylis dhe fitores së djeshme të Bylis B i hapi rrugë ngjitjes së K.F. Butrinti në Kategorinë e Parë! Një moment historik për klubin tonë, për qytetin e Sarandës dhe për gjithë komunitetin dashamirës sportiv që ka besuar tek kjo skuadër. Kjo arritje është fryt i punës, sakrificës dhe përkushtimit të futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve dhe çdo mbështetësi që nuk reshti së besuari në objektivin tonë. Sezoni ka qenë i gjatë dhe i vështirë, por ekipi tregoi karakter, dinjitet dhe ambicie deri në fund. Ne respektojmë çdo kundërshtar dhe vlerësojmë garën...
Burimi:
sportiim.al