ZYRTARE/Upamecano do të qëndrojë te Bayern, rinovoi deri në 2030
Bayerni i Mynihut më në fund arrin të blindojë Dayot Upamecano. Qendërmbrojtësi francez rinovoi kontratën me klubin bavarez deri në vitin 2030 duke i mbyllur dyert Realit të Madridit që ishte vënë në ndjekje të tij prej kohësh. I ardhur te kampionët aktualë të Gjermanisë në 2021, Upamecano ka fituar me Bayernin e Mynihut 3 tituj të Bundesligës dhe një Superkupë Gjermanie duke u shndërruar në një nga shtyllat e skuadrës bavareze ‘Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të luaj me Bayernin e Mynihut-tha Upamecano që nuk e fshehu kënaqësinë e tij për rinovimin e kontratës-jemi një skuadër e madhe me një trajner shumë të mirë. Së bashku kemi objektiva madhorë. Në jetë, ajo që ka shumë rëndësi gjithmonë është mentaliteti. Jap gjithçka...
Burimi:
top-channel.tv