Tregolësh i Luis Diaz, Bayern dhuron spektakël ndaj Hoffenheim dhe rikthehet te fitorja në Bundesligë

Tregolësh i Luis Diaz, Bayern dhuron spektakël ndaj Hoffenheim dhe rikthehet te fitorja në Bundesligë

Bayerni i Mynihut rikthehet te fitoret në Bundesligën gjermane. Në Allianz Arena skuadra kampione e Gjermanisë shkatërroi Hoffenheimin duke e mundur me rezultatin 5-1 për të shkuar në kuotën e 54 pikëve Ishte një ndeshje e lehtë për Bayernin kjo edhe për faktin se Hoffenheim që në minutën e 17 mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Akpoguma. Pas kësaj gjithçka foli për Bayernin e Mynihut që në minutën e 20 zhbllokoi rezultatin me të zakonshmin Harry Kane. Edhe pse me 10 futbollistë, Hoffenheim reagoi dhe në minutën e 35 barazoi shifrat në 1-1 me Kramaric. Ekuilibri në rezultat zgjati 10 minuta pasi Bayerni u rikthye në avantazh, sërish me Harry Kane që shënoi nga pika e bardhë e...