Shqiptari i Gjermanisë, Brajan Gruda shënon dy herë në fitoren 5-0 të Leipzig ndaj Hoffenheim-it

Shqiptari i Gjermanisë, Brajan Gruda shënon dy herë në fitoren 5-0 të Leipzig ndaj Hoffenheim-it

Leipzig mundi 5-0 Hoffenheim, ndërkoh që vetëm në pjesën e parë kishin shënuar 4 gola në kuadër të javës së 27-të në Bundesligë. Autor i dy prej katër golave të realizuar ishte sulmuesi shqiptar Brajan Gruda, i cili ishte i pandalshëm që në 45 minutat e para. Gruda realizoi fillimisht në minutën e 17-të për t’i dhënë vendasve epërsinë 1-0. Ai më pas asistoi tek austriaku Christoph Baumgartner në minutën e 30-të me këtë të fundit që realizoi për 3-0. Golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje Gruda e realizoi në minutën e 44-të për 4-0, pas asistimit nga Yan Diomande. Pas këtyre dy realizimeve, Gruda tani ka tre gola të realizuar në elitën e futbollit gjerman ndërsa numëron dy asistime. Te Hoffenheimi në anën...