Një problem i madh për uraganin Bayern, tre dëmtime në ndeshjen ndaj Atalantës

Një problem i madh për uraganin Bayern, tre dëmtime në ndeshjen ndaj Atalantës

Bayerni i Mynihut shkatërroi totalisht Atalantën në New Balance Stadium duke e mundur 6-1 dhe e sheh veten praktikisht në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Skuadra bavareze dhuroi spektakël në Bergamo por dha edhe një mesazh klubeve të tjera evropiane për këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Por ky triumf i skuadrës së Kompany la një shije të hidhur me klubin bavarez që e pagoi këtë goleadë me tre dëmtime të mundshme Shqetësimi kryesor ka të bëjë më Alphonos Davies. Mbrojtësi kanadez i krahut që kthehej në fushën e lojës pas një dëmtimi muskular u detyrua të braktisë fushën e lojës mes lotësh pasi vuri re probleme të reja fizike. Kujtojmë se Davies qëndroi jashtë fushave të lojës në periudhën mars-tetor 2025 për një dëmtim...