Liverpool bëhet konkret, ofron 40 milion euro për yllin e Bayern Munich
Një situatë delikate po zhvillohet te Bayern Munich sa i përket të ardhmes së Konrad Laimer. Mesfushori 28-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2027, por bisedimet për rinovim duket se kanë ngecur, ndërsa interesimi nga klubet angleze është intensifikuar. Sipas raportimeve, Liverpooli ka paraqitur një ofertë prej 40 milionë eurosh për austriakun, por Bayerni ka refuzuar të hyjë në negociata. Edhe pse vlera e tij në treg vlerësohet rreth 32 milionë euro, drejtuesit bavarezë e konsiderojnë të rëndësishëm për skuadrën, sidomos pasi shihet si një opsion kyç në krahun e djathtë nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany. Me Laimerin është lidhur edhe interi i Atletico Madrid, por klubi spanjoll nuk duket aq konkret sa anglezët. Brenda klubit, qëndrimi është i qartë: lojtari nuk është në shitje, vetëm...
Burimi:
top-channel.tv