Kupa e Gjermanisë/Bayern i imponohet Leipzig, kalon në gjysmëfinale

Kupa e Gjermanisë/Bayern i imponohet Leipzig, kalon në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut vijon rrugëtimin e tij në Kupën e Gjermanisë. Skuadra bavareze arriti të kualifikohet për në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, diçka që i mungonte që nga sezoni 2019/20 për t’iu bashkuar Bayer Leverkusen, Freiburg dhe Stuttgart. Në çerekfinale Bayerni i Mynihut eliminoi Lepizig duke e mundur me rezultatin 2-0. Ishte një ndeshje që u vendos në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 0-0. Në minutën e 64 kampionët e Gjermanisë fituan një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga i zakonshmi Harry Kane. Pa u shuar mirë festa për këtë gol Bayerni i Mynihut në minutën e 67 shënoi edhe golin e dytë këtë radhë me Luis Diaz për të fiksuar fitoren 2-0 të skuadrës së...