Kryetari i bashkisë së Mynihut emërohet pjesë e Bordit Mbikëqyrës të Bayern Munich
Dieter Reiter do të jetë pjesë e Bordit Surpevizor të “FC Bayern AG”. Edhe pse ka një detyrë publikë, pasi prej vitesh i shërben Mynihut si kryetar i Bashkisë së qytetit, Reiter ka pranuar ofertën që i ka bërë klubi i tij i zemrës duke sqaruar se nuk ka konflikt interesi. Politikani i “SPD” njihet për afeksionin që ka për klubin e FC Bayern-it. Ai prej vitesh ndodhet në strukturën e skuadrës pasi ka qenë pjesë e Bordit Administrativ. “Isha pesë vjeç kur shkova për herë të parë në stadium për të parë një ndeshje të Bayern-it dhe kur pashë Franz Beckenbauer, Gerd Müller, Sepp Maier dhe shokët e tyre të ekipit, ishte menjëherë e qartë: Bayern-i do të jetë përgjithmonë klubi i zemrës sime”,...
Burimi:
top-channel.tv