“Kaos” te Bayerni për portën, në Champions kundër Atalantës do të luajë një… 16-vjeçar

“Kaos” te Bayerni për portën, në Champions kundër Atalantës do të luajë një… 16-vjeçar

Bayern Munich po përballet me një krizë të paprecedentë në portë për ndeshjen e kthimit të 16-s së Champions League ndaj Atalantës. Me tre portierët e skuadrës së parë dhe një të ri U-19 të lënduar, trajneri Vincent Kompany pritet të aktivizojë talentin 16-vjeçar Leonard Prescott. Pas fitores 6-1 të bavarezëve në ndeshjen e parë, situata e portierëve është përkeqësuar. Portieri  Sven Ulreich, i cili u konsiderua zgjidhja e fundit, pësoi një lëndim të muskujve gjatë barazimit 1-1 me Bayer Leverkusen. Ndërkohë, portieri 18-vjeçar Leon Klanac është jashtë për shkak të një problemi me kofshën. Në mungesë të katër portierëve më të vjetër dhe më me përvojë, Kompany nuk ka shumë alternativa. Edhe nëse Jonas Urbig do të ishte i gatshëm pas një goditjeje në...