I ndjekur nga Kombëtarja shqiptare, futbollisti shkodran nënshkruan me Leipzig

I ndjekur nga Kombëtarja shqiptare, futbollisti shkodran nënshkruan me Leipzig

Brajan Gruda lë Premier Leaguen për t’u transferuar në Bundesligë. Sulmues shkodran i kombëtares gjermane U21, i ndjekur me vëmendje edhe nga stafi teknik i kombëtares shqiptare, u largua nga Brightoni për t’u bashkuar me Leipzig deri në përfundim të sezonit ku do të mbajë fanelën me nr.10. Klubi gjerman zyrtarizoi këtë lëvizje nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e tij të internetit me futbollistin që nuk e fshehu kënaqësinë për këtë transferim të tij te Leipizig që pozicionohet në vendin e pestë të klasifikimit. ‘Dëshiroja vërtet të bashkohesha me Leipzig sa më shpejt të ishte e mundur dhe u bë e qartë se në merkaton dimërore kjo lëvizje ishte e mundur për mua-tha Brajan Gruda për faqen zyrtare të klubit gjerman-Leipzig është një klub...