Harry Kane, ‘mbreti i goleadorëve’,  anglezi ‘fluturon’ drejt ‘Këpucës së Artë’

Harry Kane, ‘mbreti i goleadorëve’, anglezi ‘fluturon’ drejt ‘Këpucës së Artë’

Shpesh e harrojmë pasi jemi të fokusuar pas forcës së Haaland apo shpejtësistë së Kylian Mbappe. E megjithatë, Harry Kane vazhdon të dominojë futbollin evropian duke bërë të lumtur Bayernin e Mynihut dhe Thomas Tuchel, trajnerin e tij te përfaqësuesja e Anglisë. Tekniku gjerman i ‘Tre Luanëve’ pati mundësinë që t’i gëzohet formës së sulmuesit të tij edhe të shtunën në Klasiken e Bundesligës mes Bayernit të Mynihut dhe Borussias së Dortmundit. Në këtë supersfidë, Kane shënoi një dygolësh më fitoren e bavarezëve 3-2 ndaj verdhezinjve që mbylli praktikisht llogaritë e titullit në Gjermani. Me Bayernin e Mynihut në këtë sezon, Harry Kane ka shënuar në total plot 45 gola të shënuar me 32 vjeçarin  që kryeson edhe klasifikimin për Këpucën e Artë, një çmim...