Goretzka-Inter, zikaltrit mund ta sigurojnë me parametra zero nga Bayerni

Goretzka-Inter, zikaltrit mund ta sigurojnë me parametra zero nga Bayerni

Leon Goretzka është një emër që po përmendet shumë në zërat e merkatos të transferimeve. Mesfushorit gjerman i skadon kontrata me Bayernin e Mynihut në qershorin e këtij viti me futbollistin që ka vendosur të mos e rinovojë atë. Një situatë kjo që josh shumë klube evropiane që do të kërkojnë të shfrytëzojnë rastin për ta marrë futbollistin me parametra zero. Interi duket se është një prej këtyre klubeve dhe një lëvizje e mundshme e zikaltërve do të sillte edhe një ridizenjim të ekuilibrave në mesfushën e skuadrës zikaltër. Por Interi ka një konkurrencë të fortë përsa i përket Goretzkës, për të cilin kanë shfaqur interesin e tyre edhe Arsenali në Premier League dhe Milan, Juventus dhe Napoli në Serie A. Me një pagë që...