‘Gati për një eksperiencë jashtë Gjermanisë’/ Goretzka iu bën thirrje klubeve të Serie A
Emri i Leon Goretzkës do të lakohet shumë në merkaton e kësaj vere teksa mesfushori do të shndërrohet në objektiv të shumë klubeve evropiane, kryesisht ato italiane që do të duan të shfrytëzojnë në maksimum faktin që ai do të largohet nga Bayerni i Mynihut me parametra zero. Tashmë dihet se futbollistit i skadon kontrata me kampionët e Gjermanisë dhe ai nuk do ta rinovojë atë dhe kështu pas 8 viteve aktivizim në nivelet më të larta, futbollisti gjerman është gati të shohë rreth e rrotull duke preferuar një eksperiencë jashtë Bundesligës siç e ka pohuar vetë futbollisti ‘Jam i tentuar të bëj një eksperiencë jashtë Gjermanisë-tha Goretzka në një intervistë për Sky Sport De-e kam thënë që në momentin kur bëra të ditur vendimin...
Burimi:
top-channel.tv