Eintracht zyrtarizon trajnerin e ri, por vjen të hënën se ka edhe një ndeshje me ekipin aktual në fundjavë

Eintracht zyrtarizon trajnerin e ri, por vjen të hënën se ka edhe një ndeshje me ekipin aktual në fundjavë

Pas një periudhe krize, Eintracht Frankfurti ka emëruar Albert Riera-n si trajnerin e ri të ekipit, duke zëvendësuar Dino Toppmoller, i cili u shkarkua dy javë më parë. Trajneri spanjoll, 43-vjeçar, do të marrë detyrën zyrtarisht të hënën, pasi të përfundojë ndeshjen e fundit me skuadrën e tij aktuale, Celje në kampionatin slloven. Emra të tjerë si Xabi Alonso, Edin Terzic, Marco Rose dhe Roger Schmidt ishin diskutuar si mundësi për drejtimin e klubit gjerman, por zgjedhja përfundimtare ra mbi Riera-n. Albert Riera njihet si ish-lojtar i njohur, që ka luajtur me klube të mëdha si Liverpool, Manchester City, Olympiakos dhe Galatasaray. Karriera e tij si trajner është zhvilluar kryesisht në Slloveni, te Olimpija Ljubljana dhe Celje, ku ka arritur suksese të konsiderueshme. Me Olimpija...