E rrallë / Kush luan në Bundesligë duhet të flasë gjermanisht, Bayern Munich publikon mësimin e gjuhës së Xabi Alosos dhe Alcantarës
Bayern Munich është gjithmonë më shumë se një klub futbolli është një institucion me rregulla të veta. Dhe një nga ato rregulla ka një histori të veçantë që po qarkullojnë sot në rrjetet sociale duke bërë të qeshë mijëra tifozë në të gjithë botën. Një video e vjetër ka ringjallur kujtimin e një tradite të pazakontë të gjigantit bavarez: pothuajse çdo lojtar i huaj që mbërrinte në München detyrohej të mësonte gjermanishten si pjesë e detyrueshme e integrimit kulturor në klub. Bayern nuk e linte këtë gjë rastësisht. Klubi organizonte mësime zyrtare dhe madje xhironte video të plota me lojtarët duke mësuar gjuhën. Dhe ja që sot, një nga ato video ka dalë sërish në dritë një skenar fare komik mes dy legjendave të futbollit...
Burimi:
top-channel.tv