‘Der Klassiker’, çfarë spektakli, por Bayern i imponohet Borussia Dortmund dhe marshon drejt titullit

‘Der Klassiker’, çfarë spektakli, por Bayern i imponohet Borussia Dortmund dhe marshon drejt titullit

Borussia Dortmund dhe Bayerni i Mynihut dhuruan një spektakël të jashtëzakonshëm në Klasiken e futbollit gjerman, por në fund ajo që doli e fituar ishte pikërisht skuadra bavareze. Në Signal Iduna Park të besuarit e Vincent Kompany e mbyllën këtë takim me rezultatin 3-2 në një sfidë argëtuese dhe shumë emocionuese për të gjithë admiruesit të futbollit. Në pjesën e parë ishte Bayerni që e kërkoi më shpesh golin në fushën e lojës, por ajo që e gjeti atë ishte Borussia e Dortmundit që shënoi me Schlotterbeck në minutën e 26. Rezultati mbeti 1-0 për verdhezinjtë deri në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që në pjesën e dytë, loja ishte akoma më shumë spektakolare. Në fillimin e këtij fraksioni, pikërisht në minutën e 54,...