Bundesliga/ Bayerni i Mynihut vijon marshimin drejt titullit, ‘lumë’ golash në FC Köln-Borussia Moenchengladbach
Bayerni i Mynihut vijon marshimin drejt një titulli tjetër kampion të Gjermanisë. Në Allianz Arena skuadra e Vincent Kompany shkatërroi Union Berlin me rezultatin 4-0 dhe kur kanë mbetur 7 javë nga fundi i kampionatit bavarezët e shohin veten në 70 pikë. Union Berlin arriti të rezistojë në fushë deri në minutën e 43 kur Bayerni zhbllokoi rezultatin me Olise. Pak caste më vonë skuadra bavareze shënoi sërish këtë radhë me Serge Gnabry për të mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2-0. Pas pushimit të ndeshjes, Bayerni nuk u ndal dhe shënoi edhe dy herë të tjera. Harry Kane menjëherë pas rikthimit në fushën e lojës shënoi golin e tretë për Bayernin e Mynihut, ndërkohë që Gnabry, i cili plotësoi dygolësh personal vulosi fitoren 4-0...
Burimi:
top-channel.tv