Bundesliga/ Bayern me 9 lojtarë barazon me Leverkusen, Dortmund i afrohet në 9 pikë

Bundesliga/ Bayern me 9 lojtarë barazon me Leverkusen, Dortmund i afrohet në 9 pikë

Bayerni i Mynihut frenon vrullin e tij në Bundesligën gjermane. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany doli nga BayArena nga ndeshja me Bayer Leverkusen me 1 pikë pasi barazoi 1-1, një rezultat që konsiderohet i mirë duke parë si rrodhën ngjarjet. Bayer Leverkusen e nisi në mënyrë perfektë ndeshjen teksa që në minutën e 6 mori avantazhin në 1-0 me golin e Alex Garcia. Pak para fundit të pjesës së parë, Bayerni i Mynihut e pa veten në inferioritet numerik pasi Nicolas Jackson u ndëshkua me karton të kuq dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin 1-0 të Leverkusen. Pritej që skuadra e aspirinave të përfitonte nga superioriteti numerik në pjesën e dytë, por  Bayerni i Mynihut shënoi golin e barazimit me Luis...