Borussia Dortmund mendon të shesë dy yje të saj për 110 milionë euro
Pas rezultateve negative të regjistruara në Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve, Borussia Dortmund do të duhet të arkëtojë të ardhura dhe këtë do të duhet ta bëjë duke larguar nga skuadra disa prej yjeve të saj. Sipas të përditshmes gjermane Bild, klubi verdhezi ka zgjedhur se cilët do të jenë ata që do të sakrifikojë dhe bëhet fjalë për Karim Adeyemi dhe Serhou Guirassy për të cilët drejtuesit e Borussia Dortmund do të kërkojëplot 110 milionë euro. Sulmuesi gjerman vlerësohet të paktën 60 milionë euro, ndërsa për Guirassy do të kërkohen 50 milionë euro. Ndërkaq, Borussia Dortmund ka rinovuar tashmë me Nmecha dhe tani do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Nico Schlotterbeck. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv