Bundesliga/ Suksesi i Bayern në “Der Klassiker”, bavarezët i japin një “shuplakë” rivalëve në garën për titull
Bayern Munich fitoi “Der Klassiker”, duke mposhtur Borussia Dortmundin 2-3 në sfidën e luajtur në “Signal Iduna Park”, duke I dhënë një goditje të forte rivalëve për titull në Gjermani. Me këtë fitore, Bayern e çon në 11 pikë diferencën nga vendi i dytë që mbahet pikërisht nga Dortmund. Në minutën e 27-të, Schlotterbeck bëhet protagonist, duke zhbllokuar shifrat dhe duke shënuar me kokë, pas krosimit të Daniel Svensson nga goditja e dënimit. Në fund të pjesës së parë, Dortmund humb kapitenin Emre Can, i cili largohet nga fusha mes lotësh, i dëmtuar. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për verdhezinjtë. Bayern e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 52-të, pas një aksioni të gjatë dhe pasimit perfekt...
Burimi:
gijotina.com