Bujar Pllana tregon pse e la Kosovën për të luajtur për Shqipërinë

Bujar Pllana tregon pse e la Kosovën për të luajtur për Shqipërinë

Adriatik BALLA Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje në Varshavë me Poloninë, ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it të kualifikueseve të Botërorit 2026. Është tek ndeshje, që do të thotë fituesi i këtij takimi do të shkojë në finalen e “play-off”-it dhe do të ketë një mundësi të shkojë në Botëror. Në listën e trajnerit Silvinjo ishte një lojtar që shkaktoi bujë me praninë e tij. Kështu, Bujar Pllana ka qenë një nga risitë e trajnerit Silvinjo për grumbullimin e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e marsit, të vlefshme për “play-off” të Botërorit. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar po shkëlqen me Leçia Gdansk në Poloni dhe ftesën e tij këtë javë e festoi në mënyrën më të mirë, duke shënuar gol në sfidën e kampionatit ndaj Pogon Shzheçin. Futbollisti ka...