Bufon vlerëson Spaletin për punën që bën me Juventusin, Konte merr kritika nga Interi

Bufon vlerëson Spaletin për punën që bën me Juventusin, Konte merr kritika nga Interi

Adriatik BALLA Në Itali kampionati po vijon normalisht, por ka skuadra që kanë shpresë për përmbushjen e objektivave, sikurse ndodh me Interin dhe Milanin, por ka dhe skuadra që janë në krizë e këtu përmendet Napoli, gjë që e shfaq më mirë nervoziteti i trajnerit Antonio Konte. Referuar mediave italiane, 4 muajt e ardhshëm mund të jenë të fundit për teknikun në pankinën e Napolit. Emri i tij është sërish në qendër të vëmendjes, sidomos pas eliminimit të radhës të Napolit, këtë herë nga Kupa e Italisë, e shoqëruar me një shpërthim nervash në konferencë për shtyp lidhur me arbitrat dhe titujt mediatikë. Një “Konte 3” duket i vështirë për t’u imagjinuar dhe me shumë gjasa në qershor do të vijë ndarja me presidentin De...