Buffon: Çështja e titullit në Serie A, jo e mbyllur. Kujdes nga Milani dhe Napoli
11 Shkurt 2026 12:14 Alfred Lleshi Gianluigi Buffon, kreu i delegacionit të kombëtares italiane, në intervistën për “La Stampa” foli rreth situatës në Serie A: “Kampionati nuk është aspak i mbyllur. Interi po bën gjëra të mrekullueshme, por Milani dhe Napoli nuk luajnë në Champions, ndaj kjo mund t’i ndryshojë ekuilibrat”. Për Juventusin dhe trajnerin Luciano Spalletti, ish-portieri i shëquar shtoi: “Spalletti i ka dhënë menjëherë identitet skuadrës. Pas tri ndeshjeve tashmë kuptohej forma që i dha Juventusit. Kjo është e mirë edhe për futbollin Italian. Ne te kombëtarja mund të përfitojmë nga puna cilësore që po bëjnë në stërvitje lojtarët bardhezinj”.
Burimi:
telesport.al