Bruno Fernandes tejkalon David Beckham dhe vendos rekordin historik te “Djajtë e Kuq”
15 Mars 2026 21:15 Telesport Manchester United fitoi sot 3-1 ndaj Aston Villa, në sfidën e luajtur në “Old Trafford”, e vlefshme për javën e 30-të në Premier League. Protagonisti kryesor i takimit dhe padyshim lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Bruno Fernandes, me dy asiste vendimtar në dy golat e parë të “Djajve të Kuq”. Me dy asistet e regjistruar sot, Fernandes shkon në 16 asiste total, duke u bërë lojtari i vetëm që arrin këtë shifër në historinë e Manchester United, gjatë një sezoni. Rekordi i mëparshëm mbahej nga David Beckham me 15 asiste, gjatë sezonit 1999-2000. Tani, objektivi i radhës për portugezin është të arrijë dhe pse jo të kalojë rekordin me më shumë asiste gjatë një sezoni në Premier League,...
Burimi:
telesport.al