Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Broja nuk fshihet: I lumtur për golin e parë, faleminderit tifozë, Burnley do përmirësohet
Armando Broja shënoi golin e parë me Burnley dhe menjëherë pas ndeshjes ndaj Bournemouth i ka dërguar një mesazh tifozëve. “Përshëndetje! Ndihem sikur jam mbi re që kam shënuar golin tim të parë. Kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për mua, shpresoj të ketë pasur të njëjtën rëndësi edhe për ju. Pashë reagimin tuaj dhe ai do të thoshte shumë për mua. Jeni të mrekullueshëm. Falenderoj të gjithë tifozët që kanë udhëtuar me ne dhe të gjithë ata që na shohin. Ishte shumë e rëndësishme për ne që ta merrnim këtë pikë. Shpresoj që tashmë të krijojmë një momentum dhe të shtyjmë përpara”-tha Broja në videomesazh. Më pas për faqen zyrtare të klubit, sulmuesi i kombëtares u ndal te rëndësia e barazimit 1-1, pas shtatë humbjeve...