Broja në qendër? Silvinjo: Ka kohë jashtë, nuk e di gjendjen ende
“Kemi kohë që jemi pas Pilo. Aliji ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale dhe ka bërë mirë me Kombëtaren. Duhet ta shikojmë dhe ta vlerësojmë. E shoh si mundësi që iu jepet lojtarëve. Sa i përket Brojës si sulmues qendre. Ka kohë jashtë. Nuk e di ende. E lidh me vlerësimin që duhet të bëjmë. Nuk e di gjendjen ende. Do i vlerësojmë kur të vijnë në grumbullim. Është e rëndësishme që në fushë të hyjnë ata lojtarë që të vënë kundërshtarin në vështirësi. Edhe ata që futen nga stoli, mund të bëjnë diferencën.”
Burimi:
ntv.al